Search Max7

Rreth Max7

Faqja Max7 përmban një larmi burimesh biblike, duke përfshirë kurrikula, video, muzikë dhe materiale trajnuese për t'u përdorur në shërbesën e fëmijëve ose të rinjve, në shërbesën e sportit, etj. Ky partneritet në të gjithë botën shërben lirisht për ungjillëzim, duke ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të jetojnë jetën në MAX, 7 ditë në javë me Jezusin, jeta e përshkruar në Gjonin 10:10.

Me një funksion kërkimi shumëgjuhësh, të lehtë për t’u përdorur, faqja e internetit ju lejon përdoruesve të gjejnë burime në lidhje me një varg biblik ose fjalë kyçe.

Për më tepër, komuniteti Max7 është në gjendje të marrë pjesë dhe të kontribuojë në zhvillimin e burimeve përmes reagimeve dhe ngarkimit të burimeve të reja në faqe.

Përditësimet e rregullta të burimeve të reja Max7 gjithashtu mund të aksesohen përmes burimeve RSS nga faqja e internetit, në mënyrë që përdoruesit të qëndrojnë në kontakt me shtesat e reja të burimeve.

Deklarata e Besimit

Deklarata e besimit e faqes Max7, është ajo e Besëlidhja e Lozanës

Historiku

Fjalët e Jezusit ende kumbojnë në veshët e dishepujve të tij kudo, "Lërini fëmijët të vijnë tek unë ..." Sfida është që ka kaq shumë prej tyre.

Asnjëherë nuk ka pasur më shumë fëmijë dhe të rinj në botë sesa ka sot. Mbi 2.1 miliardë nën moshën 15 vjeç. OKB vlerëson se ky numër do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2031. Një e treta e këtyre fëmijëve nuk kanë dëgjuar kurrë lajmin e mirë të Jezusit.

Kishat, Misionet e Krishtera, Agjencitë dhe Udhëheqësit po kuptojnë shumë më tepër rreth nevojës për t'i prezantuar njerëzit me Jezusin ndërkohë që ata janë të rinj. Duket se të moshuarit kanë më pak gjasa të përgjigjen ndaj Ungjillit.

Punë e jashtëzakonshme po ndodh midis fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet shërbesave sportive, klubeve lokale të kishës, grupeve të lutjeve të fëmijëve, me fëmijët në rrezik dhe strategji të tjera krijuese, të shumta për t'u përmendur.

Kushdo që ndjek situatën globale të misionit për fëmijë dhe të rinj goditet nga të paktën tre sfida…

1. Vendet ku jetojnë shumica e fëmijëve (Azia, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine) janë vendet ku kisha ka më pak burime dhe trajnime.

2. Në këto vende ka afërsisht 2 milion kisha në botë dhe rreth 70% e tyre nuk kanë burime për të ungjillëzuar, dishepullizuar dhe ushqyer fëmijët në besimin e tyre.

3. Ndërsa ungjillëzimi mund të ndodhë në një takim të vetëm, përmes një burimi të vetëm ose përmes masmediave, Jezusi kurrë nuk na urdhëroi të bëjmë të kthyer në besim, por të bëjmë dishepuj. Kjo kërkon kohë dhe marrëdhënie afatgjata.

Asnjë agjenci, emërtim ose grup nuk ka aftësinë ose burimet për të përmbushur këto sfida.

Max7 është një përgjigje ndaj këtyre sfidave. Është një mënyrë për të lehtësuar punën së bashku të pjesëve të ndryshme të "trupit" dhe për të ndarë pikat e forta, në mënyrë që t'i shërbejnë tërësisë.

Shtatë vlerat e Max7

  • BAZUAR TEK BIBLA - Max7 është një bibliotekë burimesh për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të zbulojnë Zotin dhe marrëdhënien që mund të kenë me Të, siç tregohet në Bibël. 2 Timoteut 3:16

  • PARTNERITETI - Max7 është një partneritet i kontribuesve bujarë, donatorëve dhe përdoruesve që ndajnë lirisht burimet për të ungjillëzuar dhe dishepullizuar fëmijët dhe të rinjtë. 1 Korintasve 12: 12 - 18

  • MARRËDHËNIA - Max7 njeh faktin se të rinjtë mund të kenë një besim të vërtetë dhe të gjallë në Jezusin, 7 ditë në javë. Është dishepullizimi i fëmijëve dhe të rinjve që ndihmon këtë marrëdhënie të vazhdueshme. Mateu 19: 13-14

  • BARAZIA - Max7 beson se çdo kishë, udhëheqës dhe fëmijë mund të kontribuojë në Mbretërinë e Perëndisë. 1 Korintasve 12: 4-6

  • LIDERSHIPI - Max7 është e përkushtuar në zhvillimin e një cilësie të lartë të lidershipit, duke siguruar dishepullizim dhe materiale trajnuese për këtë. Hebrenjve 13: 6-8

  • KREATIVITETI - Max7 ka të bëjë me ofrimin e mënyrave inovative për t'u lidhur dhe ndikuar në jetën e fëmijëve dhe të rinjve. 1 Korintasve 9:22

  • TRANSFORMIMI - Max7 ka të bëjë me ndihmën për të sjellë transformimin në jetë, kishë dhe bashkësi, ndërsa ndjekin Jezusin dhe jetojnë jetën në MAX. 2 Korintasve 5:17

Ti dhe Max 7

Max7 është një mjet për të tërhequr krijimtarinë globale që ekziston me bollëk në Trupin e Krishtit dhe për të lejuar përfitime të Mbretërisë së Perëndisë në të gjithë botën.

Si pjesë e komunitetit Max7, ti ke mundësinë të kontribuosh në lidhje me burimet, duke përfshirë alternativat dhe përshtatjet e përdorura, ose thjesht duke ndarë përvojat e tua.

Ti gjithashtu mund të dhurosh çdo burim që ke, për t'u bërë të disponueshme përmes Max7.

Nuk ka asnjë person ose organizatë të vetme përgjegjëse për Max7. Të krishterët nga e gjithë bota janë bashkuar së bashku për ta bërë të mundur Max7. Organizatat e misionit, kishat dhe individët po punojnë në partneritet për t'i shërbyer Mbretërisë së Perëndisë, duke dhuruar burime për ta bërë Max7 realitet.

Të gjitha kontributet për Max7 janë anonime, prandaj nuk do të gjesh logot e ndërmarrjeve, markat ose emrat e lidhur me burimet. Të gjitha kontributet bëhen vullnetarisht dhe nuk marrin asnjë pagesë nga Max7. Çdo kosto e përfshirë në prodhimin e burimeve, bartet me dëshirë nga prodhuesit.

Çfarë mund të bësh

  • LUTU për ndikimin global të Ungjillit tek fëmijët

  • SHKARKO dhe përdor burimet e Max7

  • DHURO për zhvillimin e librarisë së burimeve

  • TREGOJU atyre që kanë nevojë për këto burime